Arabia Saudite pret sesionin e Forumit Ekonomik Botëror, lufta e Gazës në fokus

schedule07:25 - 28 Prill, 2024

schedule 07:25 - 28 Prill, 2024

Arabia Saudite po pret të dielën sesionin e Forumit Ekonomik Botëror, që pritet të dominohet nga lufta në Rripin e Gazës dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, përfaqësues palestinezë dhe diplomatë të lartë të përfshirë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit janë ndër pjesëmarrësit në këtë takim dyditor në Riad.

Blinken do të mbërrijë në kryeqytetin saudit të hënën “për të diskutuar për të arritur një armëpushim në Gaza që do të lejojë lirimin e pengjeve”, njoftoi më herët, Departamenti i Shtetit.

Izraeli nuk po merr pjesë në samit dhe negociatat për një armëpushim – të ndërmjetësuara nga SHBA, Egjipti dhe Katari – po zhvillohen diku tjetër. Megjithatë, takimi do të jetë një “mundësi për të zhvilluar biseda të organizuara” me “faktorët kyç”, tha nga ana tjetër presidenti i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) Morgue Brende.

/abcnews.al/