E njohur ndryshe si “perla e Shqipërisë”, Valbona pret vizitore në çdo ditë e stinë të vitit. Parku që shtrihet në zemër të Alpeve Shqiptare ngërthen bukuri natyrore të pashoqe.
Malet e larta, uji dhe ajri i paster së bashku me mikëpritjen e veçatë të vendasve tërheqin drejt veriut tursitë nga anë e kënd botës.
Ata tregojnë se Valbona i ka befasur. Gjithë çfarë kanë gjetur aty ka qënë tej pritshmërive të tyre.
“Erdhëm të shohim natyrën, malet dhe lumin, nuk e imagjinonim kurrë se do të gjenim këtë mrekulli të natyrës. Është përtej pritshmërive tona. Është vizita jonë e parë dhe erdhëm me sugjerimin e disa miqve. Njerëzit jane mikpritës dhe të prirur për të ndihmuar. Me shumë mundësi do të kthehem sërish për të sjellë këtu edhe familjen time. Më parë kemi vizituar Beratin dhe Gjirokastrën.”
Përveç të huajve të shumtë janë edhe vizitorët shqiptarë.
Zhvillimi i turizmit ka kthyer në Valbonë banorët që vite më parë e braktisën për mundësi më të mira. Pas një kohe të gjatë në emigrim thonë se kuptuan që si vendi i tyre nuk mund të gjendet askush.
Në parkun kombëtar kanë hapur bujtina dhe u shërbejnë turistëve. Thonë se në Valbonë është investuar por shqetësim kanë mungesën e punonjësve.
Për kryetarin e bashkisë Tropojë, në Valbonë tashmë janë të gjitha kushtet për zhvillimin e turizmit elitar.
Problemve te dikurshme që ishin shqetësim për turistët dhe vendasit u është dhënë zgjidhje.
Lugina është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare dhe zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës./abcnews.al