Ndeshja mes West Ham dhe Liverpool ka përfunduar në barazimin 2-2.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, me “Çekanët” të cilët shënuan golin e avantazhit në minutën e 43-të me anë të Boëen pas asistimit të Kudus. Në pjesën e dytë, erdhi reagimi i Liverpool, me të kuqtë të cilët shënuan dy gola të shpejtë. Ai që barazoi shifrat ishte Robertson në minutën e 48-të, ndërsa Areola shënoi një autogol në minutën e 65-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Klopp.
Megjithatë, West Ham nuk u dorëzua dhe Antonio barazoi rezultatin në minutën e 77-të. Me këtë rezultat, Liverpool ndodhet tashmë në vendin e tretë me 75 pikë, 2 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë që ka 1 ndeshje më pak./h.ll/abcnews.al