Fruta ekzotike në Vlorë/ Fermerët po tregojnë interes për kultivimin e tyre

schedule15:27 - 26 Prill, 2024

schedule 15:27 - 26 Prill, 2024

Mijëra pemë frutore ka mbjellë në tokat e tij në Llakatund të Vlorës, Qazim Muhametaj.

Vitet e fundit po kultivon edhe fruta ekzotike ndër to kivi, Goji berry dhe të tjera.

Tregon se nisi vetëm me pak rrënjë por kur pa se klima e favorizonte rritjen e tyre dhe prodhimi ishte i mbarë, vendosi të zgjerojë sipërfaqet e kultivuara.

74-vjeçari nga fshati Llakatund thotë se këto fruta janë të pasura me vitamina.

Prodhimin, që çdo vit ka qënë i kënaqshëm, e shet vetëm në tregun vendas, jashtë kufijëve nuk ka eksperimentuar ende.

Edhe pse 74 vjeç, Qazim Muhametaj as nuk e mendon të qëndrojë larg tokave të tij, përkundrazi synon që sipërfaqen e mbjellë me fruta ta zgjerojë edhe më tepër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!