Milan mendon për merkaton, “Djajtë” gati të “sakrifikojnë” talentin gjerman

schedule22:36 - 25 Prill, 2024

schedule 22:36 - 25 Prill, 2024

Me eliminimin nga Europa League, që në fazën e çerekfinaleve, ndaj “Verdhekuqtë” e Roma, “Djajtë” e Milan mund ta konsiderojnë thuajse të mbyllur këtë sezon, duke bërë kështu drejtuesit e klubit, të mendojnë tashmë për merkaton e verës, teksa një nga repartet që mund të ketë lëvizje është mbrojtja.

Për “Kuqezinjtë” me statusin e të paprekshimit është vetëm dyshja Tomori dhe Kalulu, teksa ai që pritet të sakrifikohet është Malick Thiaw, me “shtatlartin” gjerman, që kërkohet, në Premier League dhe Milan po mendon të dalë me shumë fitim duke qenë se e transferoi në verën e vitit 2022 nga Schalke 04 për vetëm tetë milionë euro.

Pavarësisht gafave të shumta, në prapavijë, Thiaë ka treguar sërish se ka aftësitë për t’u shndërruar në një mbrojtës të madh, teksa vetëm në këtë sezon, mes kampionatit, kupës dhe kompeticioneve europiane, talenti gjerman i mbrojtjes është aktivizuar në 26 ndeshje, teksa ka arritur të dhurojë edhe një asist. /i.m /abcnews.al