Shemben krahët e ndërtesës ikonike “Moulin Rouge” në Paris

schedule15:13 - 25 Prill, 2024

schedule 15:13 - 25 Prill, 2024

Një incident ka ndodhur në Moulin Rouge. Mësohet se kabaresë pariziene me famë botërore, i ranë gjatë natës, thanë zjarrfikësit.

Nuk u raportua për të lënduar dhe nuk kishte më asnjë rrezik kolapsi. Aktualisht nuk dihen shkaqet e rënies.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, ka ndodhur mes orës 02:00 dhe 03:00 të mëngjesit. Askush nuk është lënduar”, tha zëdhënësi i kompanisë, duke shtuar se shfaqja e fundit e ditës kishte përfunduar në orën 01:15.

Është hera e parë që një aksident i tillë ndodh që nga krijimi i tij më 6 tetor 1889”, tha kompania për agjencinë franceze, e cila “nuk ka informacion” për shkakun e aksidentit.

Fatmirësisht kjo ndodhi pas mbylljes”, shtoi i njëjti burim, duke thënë se “çdo javë drejtuesit teknik të kabaresë kontrollojnë mekanizmin e krahëve dhe nuk kishin konstatuar asnjë problem”.

I vetmi incident i rëndë që i ndodhi ” tempullit të vallëzimit kankan” ishte një zjarr ndërtimi në vitin 1915, sipas kabaresë, i cili e detyroi atë të mbyllej për 9 vjet.

Moulin Rouge është i hapur çdo ditë dhe prezanton dy shfaqje çdo natë duke mirëpritur 850 vizitorë ose 600,000 në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!