Ka përfunduar në prangat e policisë një ditë pasi përfitoi lirimin nga amnistia penale, Sokol Sinomati, i njohur si “buzëderri”, anëtar i bandës së Gaxhait. Mësohet se ai është arrestuar mëngjesin e kësaj të enjte nga policia e Vlorës, teksa ishte në praninë e vëllait të tij.
Ndërkohë, sipas burimeve nga policia, shkak i arrestimit të Sinomatit është bërë një vendim i drejtësisë italiane me 12 vjet burg për 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”.
Kujtojmë që Sokol Sinomatit pak muaj më parë i vranë të birin me snajper, në ballkonin e shtëpisë së tij.
Ai u arrestua në vitin 2000 në Vlorë për vrasjen e një personi në vitin 1997 dhe e vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, vëllait të tij, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku iu ekzekutua dhe djali 23-vjeçar./abcnews.al