Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për të ndaluarit e çështjes “Toyota Yaris”.
Nga “arrest me burg” trupa gjykuese ka vendosur “arrest shtëpie”, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Të dyshuar janë Edi Lika, djali i tij Klevi Lika, shoferi Agim Çeka si dhe e Alban Mollaymeri.
Në shtator të këtij viti Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë. 4 të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, 3 prej 4 të arrestuarve. Ndërsa Agim Ceka akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje./abcnews.al