Digjet një makinë në qytetin e Lezhës

schedule10:30 - 4 Janar, 2018

schedule 10:30 - 4 Janar, 2018

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Lezhë, në lagjen “Skënderbeg”, ku mjeti “Benz” në pronësi të shtetasit K.H, 28 vjeç është djegur. Mësohet se makina ka qenë e parkuar pranë banesës në momentin që ka marrë zjarr. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik./abcnews.al