Fitore për kampionat, PSG luan “poker” në transfertën e Lorient

schedule21:16 - 24 Prill, 2024

schedule 21:16 - 24 Prill, 2024

Janë padyshim ekipi më i mirë në Francë, me shumë kilometra distancë. “Gjigantë” francezë, të Paris Saint-Germain kanë një triumf shumë të rëndësishëm, mbrëmjen e kësaj të mërkure, në transfertën e Lorient, teksa fituan me “pokerin”, 4 me 1 në takimin e javës së 29-të të Ligue 1, që mund të bëhet edhe sfida që vulos matematikisht titullin kampion.

Skuadra e teknikut spanjoll, Luis Enriques diktoi ritmin në këtë përballje të cilën e fitoi falë dopietës së Dembele në minutat 19’-të dhe 60’-të dhe dygolëshit të Mbappe në minutat 22’-të dhe 90’-të, ndërsa për Lorient shënoi vetëm Bamba në minutë e 73’-të. Në këtë përballje “iberiku” i pankinës, përveç Kylian Mbappe i dha minuta edhe vëllait të vogël, Ethan që u aktivizua rreth minutës së 73’-tës.

Pas javës së 29-të Lorient renditet në vend të 17-të me 26 pikë, ndërkohë PSG kryeson me 69 pikë, 14 pikë diferencë me vendin e dytë, Monaco, me këta të fundit, që luajnë në orën 21:00 ndaj Lille dhe nëse nuk ia dalin të marrin 3 pikët, atëherë Paris Saint-Germain shpallet matematikisht kampion i Francës. /i.m /abcnews.al