Fitore me “manita” për Korabin në Kategorinë e Parë, me skuadrë dibrane, që triumfoi 5-1 përballë Luzit, duke siguruar tri pikë të rëndësishme për zonën “play-off”, në ngjitjen në elitën e Abissnet Superiore edhe njëherë tjetër në historinë e tyre.
Irgi Kasalla realizoi dy herë, ndërkohë që për Korabin shënuan edhe Markovanbasten Çema, Henri Marku dhe Hernan Reçi, ndërkohë që për ekipin kavajas realizoi Patrik Treni, i cili “vulosi” rezultatin e përgjithshëm, në këtë përballje.
Korabi qëndron i qetë në vendin e gjashtë, me 9 pikë mbi Lushnjën. Dhe në takimet e ardhshme do të tentojë të ngjitet në renditje, ndërsa nga ana tjetër, Luzi renditet në vendin e parafundit, duke qenë për momentin 4 pikë larg zonës “play-out”. /i.m /abcnews.al