Ka përfunduar sezoni i futbollit amator në kampionatin 5×5, që uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy finalet, për titullin Kampion dhe kupën Kategoria e Dytë.
ATS është skuadra kampione e këtij sezoni, pasi triumfoi në finale ndaj Art-Inox. Një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3, ndërsa nga penalltitë u treguan më të saktë lojtarët e ATS që siguruan titullin Kampion.
Në finalen për kupën Kategoria e Dytë skuadra e Sallmani fitoi ndaj ekipit të Alliasit me rezultatin 3-1. Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Sallmani që nuk e vendosi aspak në diskutim fitoren.
Në përfundim të ndeshjeve finale u organizua edhe ceremonia e dorëzimit të titullit, ku kupa dhe medaljet për dy ekipet fituese u dorëzuan nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri dhe specialisti i futbollit amator, Julio Bram Ujkaj./ h.ll/abcnews.al