Rekord, sekuestrohet mbi 2.8 ton kokainë në Karaibe

schedule10:38 - 23 Prill, 2024

schedule 10:38 - 23 Prill, 2024

Forcat e armatosura të Hondurasit kanë konfiskuar më shumë se 2.8 ton kokainë, të cilën e gjetën në dy varka të vogla në një plazh në bregdetin e Karaibeve.

“Fillimisht u sekuestruan 2760 pako droge, me peshë një kilogram secila”, sqaroi përfaqësuesi i Forcave të Armatosura, Santos Nolasco.

Një pjesë e drogës u gjet e groposur në një plazh dhe hetimet po vazhdojnë në zonë për të përcaktuar nëse ka sasi të tjera. Në total u gjetën 2835 pako. E gjithë lënda narkotike u transportua në kryeqytet dhe në departamentin e Gratias a Dios, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Që nga vitet 1970, Hondurasi ka qenë pjesë e rrugëve të transportit të kokainës nga Amerika Latine ku prodhohet për tregun e SHBA-së. Presidenti i Hondurasit Xiomara Castro, i cili mori detyrën në janar 2022, është zotuar se do të godasë kriminalitetin dhe tregtinë e drogës.

Paraardhësi i saj, Juan Orlando Hernandez, u ekstradua dhe u burgos në SHBA menjëherë pasi la detyrën.

Më 8 mars, një juri në gjykatën federale të Nju Jorkut e shpalli atë fajtor, për favorizim në importin e më shumë se 500 tonëve kokainë në Shtetet e Bashkuara nga viti 2004 deri në vitin 2022.

Ai planifikohet të dënohet më 26 qershor dhe me shumë gjasë e pret burgu përjetshëm.

/abcnews.al