Mbyllet ankandi i parë, aksionet e Halilit te Tirana mbesin në “ajër”

schedule17:16 - 22 Prill, 2024

schedule 17:16 - 22 Prill, 2024

Këtë të hënë,  në orën 16:00 u mbyll ankandi i fazës së parë për shitjen e 66% të aksioneve, të klubit, të Tiranës, teksa në zyrën përmbarimore u paraqitën përfaqësues të palëve të interesit, saktësisht Darli Preza dhe Refik Halili e pas përfundimit të orarit zyrtar u mbajt dhe procesverbali i fazës së parë, dhe tashmë do kalohet në fazën e dytë, që do të shpallet dhe në QKB. Brenda 5 ditëve do të ketë një njoftim me shkrim drejt palëve.

Më pas sipas kodit të procedurës civile do të nisë faza e dytë, ku do të bëhet rivlerësimi i aksioneve të cilat mund të kenë një zbritje deri në 30% të vlerës pa kamatvonesë, përqindje e cila përcaktohet nga ligji, mirëpo, nëse edhe ne ankandin e dyte nuk paraqiten ofertues, përmbaruesi gjyqësor i propozon kreditorit që kundrejt kredisë të marre sendin me minimumin e caktuar në ankandin e ri e bëse kreditori nuk e pranon, sendi i kthehet debitorit.

Aksionet që zotëron Refik Halili si president i Tiranës, ishin nën sekuestro, si pasojë e një detyrimi që shoqëria Halili. shpk kishte ndaj familjes Preza, detyrim ky që kap shifrën e 2.4 milionë eurove, shumë kjo që duhej të shlyhej nga Presidenti i “Bardhebluve”, teksa për të paguar këtë borxh, 66% të aksioneve të Halilit te klubi kryeqytetas, dolën në shitje në ankand me vlerë fillestare 161 720 400 lekë./i.m /abcnews.al