Iraku lëshon raketa drejt bazave ushtarake amerikane në Siri

schedule08:42 - 22 Prill, 2024

schedule 08:42 - 22 Prill, 2024

Të paktën pesë raketa janë lëshuar nga qyteti Zummar i Irakut drejt një baze ushtarake amerikane në verilindje të Sirisë, sipas dy burimeve irakiane të sigurisë.

Sulmi kundër forcave amerikane është i pari që nga fillimi i shkurtit, kur grupet e mbështetura nga Irani në Irak ndaluan sulmet e tyre kundër trupave amerikane.

Kjo vjen një ditë pasi kryeministri irakian Mohammed Shia al Sudani u kthye nga një vizitë në SHBA dhe u takua me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Një postim në një grup Telegram të lidhur me Kataib Hezbollah tha se fraksionet e armatosura në Irak kishin vendosur të rifillonin sulmet pas një pauze gati tre mujore pasi panë pak përparim në bisedimet për t’i dhënë fund koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA në vend.

Një tjetër grup i njohur Telegram i afërt me Kataib Hezbollah, Sabreen Neës, tha se nuk kishte pasur asnjë deklaratë zyrtare nga fraksioni i mbështetur nga Irani.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se më shumë se pesë raketa u lëshuan nga Iraku drejt një baze  në Rumalyn, Siri, por asnjë personel amerikan nuk u lëndua.

Sulmet erdhën pas një shpërthimi të madh në një bazë ushtarake në Irak të shtunën, duke vrarë një anëtar të një force irakiane të sigurisë që përfshin grupe të mbështetura nga Irani.

/abcnews.al