Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ Fronti Europian me mijëra pjesëmarrës në Shkup, Osmani: Të thyhet tabuja, RMV me president shqiptar

schedule23:15 - 21 Prill, 2024

schedule 23:15 - 21 Prill, 2024

Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale, koalicioni Fronti Europian mbajti të dielën një tubim në sheshin Maqedonia në Shkup në prani të mijëra qytetarëve.
Kandidat për president i Frontit Europian Bujar Osmani kërkoi mbështetje nga qytetarët.

Ai tha se pas kryeparlamentarit të parë shqiptar dhe kryeministrit të parë tani është koha për presidentin e parë shqiptar për të thyer edhe tabunë e fundit.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti tha se Maqedonia e ka vendin në Bashkimin Europian.



Ziadin Sela u shpreh se Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa i dyti, së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Këto zgjedhje vlerësohen si shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit, ndërsa shërbejnë edhe si test për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!