Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna në kampusin e një universiteti në Delaware të SHBA, vritet 18 vjeçarja

schedule23:54 - 21 Prill, 2024

schedule 23:54 - 21 Prill, 2024

Një vajzë 18 vjeçare humbi jetën të dielën pasi u qëllua me armë zjarri në kampusin e Universitetit Shtetëror të Delaware të SHBA-ve.

Vajza, e cila nuk ishte e regjistruar si studente, u qëllua në afërsi të konviktit të studentëve dhe më pas u dërgua në spital ku vdiq, raporton Associated Press.

Në njoftimin e universitetit, thuhet se kompleksi universitar është i mbyllur, se vizitat janë të ndaluara dhe se është shtuar prania e patrullave policore.



Sulmuesi nuk dihet, ndërsa policia ka nisur hetimet për vrasjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!