Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi deklaroi se përpjekjet për të pranuar një shtet palestinez në Kombet e Bashkuara ishin një masë për të korrigjuar një padrejtësi të zgjatur, raportoi media shtetërore Xinhua.
Ai i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij në Papua Guinea e Re gjatë një vizite në vend, shkruan Reuters.
Shtetet e Bashkuara të enjten në mënyrë efektive ndaluan OKB-në nga njohja e një shteti palestinez duke hedhur një veto në Këshillin e Sigurimit për t’iu mohuar palestinezëve anëtarësimin e plotë në organizmin botëror.
“Një pranim i menjëhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara është një lëvizje për të korrigjuar një padrejtësi të zgjatur historike,” citoi Xinhua të thoshte Wang./abcnews.al