Biden thirrje Senatit: Të votohet menjëherë paketa e miratuar për Ukrainën dhe Izraelin

schedule21:47 - 20 Prill, 2024

schedule 21:47 - 20 Prill, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Senatit që të votojë sa më shpejt paketën e projektligjeve të miratuara më herët nga Dhoma e Përfaqësuesve, në mënyrë që pas miratimit të saj të kalojë për t’u ratifikuar nga presidenti.

Kështu deklaroi njoftoi Shtëpia e Bardhë. Pas disa muajsh përplasje, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi këtë të shtunë një paketë prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Tashmë paketa e projektligjeve pritet të shkojë për votim në Senat.

/abcnews.al/