Partia Agrare Ambientaliste po ndez motorët për zgjedhjet e pranverës së 2025, duke fokusuar prioritetet e saj. Këtë të shtunë, kreu i PAA, Agron Duka mblodhi Asamblenë Zgjedhore, ku vendosi disa prioritete në raport me politikat qeverisës.
“Do të propozojmë anulimin e ligjit të investimeve strategjike, dhe hetimet plotë të përmbushjes së kritereve të atyre që janë miratuar ndërkohë. Ndalomi i pjesëmarrjes ne tendera te komaonve of shore”.
Këto tre vite theksoi Duka para anëtarëve të Asamblesë së tij, ka qenë të vështira për opozitën për shkak të grupimeve demokrate. Por përtej saj, kreu i PAA-së kërkoi ndryshime në Kodin Zgjedhor.
“Heqjen e kufizimit të koalicioneve zgjedhore, zgjerimin e zonave zgjedhore, lista të hapura, etj..”
Duka siguroi anëtarët e tij se PAA-ja do të bashkëpunojë me partitë politike aleate, si pjesë e federatës së bashkuar opozitare. Ai kërkoi një program të qartë, që do të jetë alternativë politike për qytetarët dhe të mos mjaftohet vetëm me denoncime.