DURRËS- Arrestohet në Durrës Viktor Leki, 59 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Gjykata e Leçes, me vendimin e datës më 6 mars të vitit 2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./ abcnews.al