Ishin pesë persona, dy qëlluan me kallash: Gazetari zbulon detaje nga atentati ndaj makinës së prokurorit

schedule17:03 - 5 Nëntor, 2019

schedule 17:03 - 5 Nëntor, 2019

Pas arrestimit të një prej autorëve të dyshuar të atentatit ndaj makinës së prokurorit Ndoj, gazetari i ABC News Andi Qosja kan zbuluar detaje nga hetimet. Në studion e Juli Xhokaxhi, Qosja shpjegon se për Redjan Rrahjan janë gjetur gjurmë në makinë, ndërsa arrestimi i tij u krye teksa ai përpiqej për t’u larguar jashtë vendit.

“Sipas ekspertëve për Redjan Rrahjan janë gjetur gjurmë në pjesën e pasme të sedijes së makinës dhe në maskë, ka dyshime që në mjet është gjetur dhe një pistoletë, por është e paqartë nëse arma ëhstë përdorur në krim apo jo. Ky person ka tentuar të largohet jashtë Shqipërisë dhe duhej një ndërhyrje emergjente. Në këtë mënyrë e kanë parë të arsyeshme që ky person mos largohet dhe të jetë pjesë e hetimit. Janë edhe persona të tjerë janë edhe 4 persona të tjerë, se në atentat kanë qene 5 persona që kanë pasur role specifike dy kanë qenë ekzekutorë”.

Gazetari thekson se grupi hetimor u ndihmua edhe nga shoferi pas makinës së prokurorit, që është pikësrisht shoferi i Aleksandër Lahos.

“Kanë qenë dy automjete një ka ndërhyrë që t’i ulë shpejtësinë. Grupi hetimor është ndihmuar edhe nga shoferi pas makinës së prokurorit. Dëshmia e tij është administruar nga prokuroria e krimeve të rënda. Ky drejtues mjeti është marrë në pyetje dhe është shofer i Aleksandër Lahos”.

Sipas gazetarit autorët dyshohen si vrasës me pagesë, dhe provat që kanë lënë sipas tij janë një thesar për hetimet, edhe pse nuk dihet pse ata nuk kanë mundur të djegin makinën dhe të fshehin gjurmët.

“Autorët dyshohen si vrasës me pagesë, ata kanë lënë një thesar, nuk kanë mundur ndoshta autorët nuk kanë dashur të djegin automjetin për të ms tërhequr vëmendjen e banorëve, sepse makina u gjet pas 5 orësh. Ka filluar edhe analizimi i fijeve të flokut dhe gjurmë kapilare dhe në bidonin me benzinë që do përdorej. Mbetet për t’u parë pse autorët nuk e kanë djegur makinën. Nuk përjashtohet asnjë mundësi që ky grup kriminal të jetë paguar nga një grup tjetër”.

Qosja thekson se tablonë e qartë të ngjarjes e di prokurori Ndoj, por ai ka pohuar q ënuk ka qenë target i këtij atentati. ndërkaq policia ka sekuestruar mbi 70 kamera sigurie.

“Vlen për t’u përmendur se Ndoj mund ta ketë më të qartë tablonë e ngjarjes, por ai ka pohuar që nuk e dinte dhe nuk ka qenë ai target i këtij atentati, por mbetet për t’u verifikuar numri i lartë i dosjeve që prokurori Ndoj ka gjykuar dhe hetuar për tokat në Gjirin e Lalzit.

Janë sekuestruar mbi 70 kamera sigurie ku autorët kanë lëvizur. Ekspertët e kriminalistës kanë arritur të bëjnë lidhje shkencore”.

Ndërkaq sipas burimeve të ABC news, nga kontrollet që janë bërë në 15 banesa dyshohet se janë gjetur dosje ose shkresa të cilat kanë rezultuar të vjedhura në prokurorinë e Durrësit një vit më parë. /abcnews.al