Melania Trump: SHBA duhet të jetë e bashkuar, ne duhet të ushqejmë farat e lirisë

schedule19:39 - 19 Prill, 2024

schedule 19:39 - 19 Prill, 2024

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump tha këtë të premte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të bashkuara, duke shtuar se barazia duhet të jetë “përvoja e përditshme e amerikanëve”.

Ne duhet të bashkohemi në përpjekjet tona për të krijuar një shoqëri ku barazia është përvoja e përditshme e çdo amerikani”, tha Melania Trump për Fox News.

Ajo shtoi se amerikanët duhet së bashku “të ushqejnë dhe ruajnë farat e lirisë“.

Kur është e suksesshme, Amerika lulëzon në një vend të lavdishëm ku të gjithë mund të praktikojnë besimet e tyre, të ndajnë ide të reja dhe të shprehin individualizmin”, tha gruaja e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Melania Trump do të kryesojë një ngjarje në Mar-a-Lago këtë fundjavë, të organizuar nga Republikanët Log Cabin, organizata më e madhe republikane në SHBA që merret me të drejtat e anëtarëve konservatorë të komunitetit LGBT./abcnews.al