Banorët e njësisë administrative Orikum kanë dalë sërish në protestë kundër aksioneve të IKMT në bregdetin e Vlorës. Banorë të Radhimës, Dukatit e Orikumit kanë bërë edhe një herë thirrje për ndalimin e këtij aksioni të cilin e quajnë të paligjshëm dhe abuziv.
Ata kanë paralajmëruar që do të përshkallëzojnë protestën dhe do të arrijnë deri në përplasje fizike me punonjësit e IKMT.
Pak ditë më parë bashkia Vlorë ka prezantuar projektin e zhvillimit të zonës, për aksin Vlorë deri në hyrje të tunelit, ndërsa asnjë informacion nuk është dhënë për banorët e njësisë Orikum, të cilëve u prekën jo vetëm molet por tashmë edhe godinat hotele dhe restorante.
Banorët akuzojnë se po përjashtohen nga procesi i Aluiznit qëllimisht dhe me tokën e tyre po bëhen pazare nga krerët e shtetit./abcnews.al

