Rexhep Gjunin, gjyshi i 3-vjeçarit që rezulton i zhdukur prej shtatë ditësh është lënë në burg nga gjykata e Durrësit.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet ai dhe kuanti i tij, vëllai i gruas në ambinetet e gjykatës, ku edhe ky i fundit është lënë në burg.
Vendimi i gjykatës:
- Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim R.Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim A. Selaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5(pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Durrës, sot më datë 19.04.2024.
Avokatja Arta Gecaj tha për ABC News se “U mbyll seanca për përcaktimin e masës së sigurisë. Është marrë vendimi. Në kushtet që kemi të bëjmë me një të mitur s’mund të thuhet asgjë më shumë. Është lëna në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Po vazhdojnë hetimet. Bëhet fjalë më shumë se kaq (akuzat), por në këto kushte s’mund të flas.”
Që prej 16 prillit nëna e 3-vjeçarit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit. Në lidhje me ngjarjen, dyshohet se i mituri është marrë nga gjyshja dhe vëllai i kësaj të fundit.
“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Rexhep Gjura, i cili vazhdon të qëndrojë stoik duke mos dhënë asnjë ndihmë për policinë për vendndodhjen e nipit 3 vjeç.