Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm Osimhen nga Serie A, PSG vihet pas “yllit” të Inter

schedule18:16 - 18 Prill, 2024

schedule 18:16 - 18 Prill, 2024

Vetëm një sezon, në “Meazza” i mjaftoi për të treguar vlerat e tij. “Bomberi” francez, Marcus Thuram mund të jetë i sakrifikuari i radhës, në merkaton e “Zikaltërve”, të Inter, me “gjigantët” e Paris Saint-Germain, që janë duke kërkuar vazhdimisht informacion për 26-vjeçarin, të cilin në “Parc des Princes” e shohin si zëvendësues perfekt të Kylian Mbappe,

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, në Francë e Itali, pavarësisht se në krye të listës, së PSG është “bomberi” i Napoli, Victor Osimhen , edhe francezi po fiton gjithnjë e më shumë terren, mirëpo “Zikaltërit” nuk pranojnë më pak se 80 milionë euro për kartonin e tij dhe së dyti nuk është në listën e të larguarve të Inter.

Ndërkaq, kujtojmë se Thuram zbarkoi në Milano, falë këmbënguljes së vazhdueshme, të Drejtorit Sportiv, Pierro Ausilio, i cili siguroi shërbimet e francezi, me parametra zero, nga gjermanët e Borussia Monchengladbach, e që atëherë 26-vjeçari është kthyer në një pikë referim në sulmin e Simone Inzaghi, duke shënuar plot 12 gola e asistuar 12 të tjerë, në 40 paraqitje me “Zikaltërit”. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!