Klodi Kapo, drejtuese e “Faktoje.al” e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesi” në ABC News, foli për ndikimin e televizionit në shoqëri për gjuhën e urrejtjes.
Ajo u shpreh se media deri diku nuk e ka kryer rolin e saj kryesor, që është informimi dhe edukimi, ku ndër të tjera tha se gjuha e urrejtjes në studiot televizive është mbytëse dhe jo e shëndetshme.
“Nga shohim ne përditë gjuha e urrejtjes është e përgjithshme. Ajo ku ne jemi fokusuar është gjuha e urrejtjes mes të rinjve për të ngritur një zgjidhje të fortë që nuk ka nevojë për një gjuhë të tillë, për të qenë më pranues dhe të hapur ndaj njëri-tjetrin. Rrjetet sociale dhe gjuha që përdorin ka treguar se situata de problematika është më e madhe nga se duket.
Në televizion ka formate ose modele ku gjuha e urrejtjes dhe mospranimit është e theksuar dhe tregohet përmes veprimeve, mënyrës se si shprehemi. Kjo gjuhë në është në emisionet politike, rinore. Media deri diku nuk e ka kryer rolin kryesor që është informim dhe edukim.
Kur u mor kjo nismë që është për të gjithë rininë e Ballkanit, ku është pjesë edhe Shqipëria, një nga parimet kryesore është se çfarë po ndodh me të rinjtë. Në Shqipëri mjafton të bërtasësh, të bësh zhurmë dhe fiton. Është kthyer si model për të gjithë, edhe për të rinjtë. Të rinjtë jo vetëm që bulliozohen, shantazhohen, e kjo lidhet dhe me dezinformimin, mosleximi. Është edhe problem edukativ, por edhe i medias.”, tha ajo. /abcnews.al