Kujtim Gjuzi është larguar nga mbledhja e Komisionit të Referomës Zgjedhore.
Në Komision po diskutohet sot për partitë dhe shoqërinë civile për draftin e përgatitur. Ndërkohe Gjuzi është përplasur ashpër me bashkëkryetarin Damian Gjiknuri, pasi nuk i është dhënë fjala dhe është larguar.
Pjesë nga debati:
Hajdari: Ftoj sot shoqërinë civile të na sjellë vlerësimin e tyre konkret mbi draftin e parë të ekspertëve
Gjuzi: Zonja Hajdari…(Kërkon të flasë)
Gjiknuri: Ti nuk je përfaqsues i shoqërisë civile
Gjuzi: Damian mos fol ti se ke konflikt interesi
Gjiknuri: Ti ke konflikt interesi me logjikën tënde.
Gjuzi: Damian nuk mund të kontrollosh ti zgjedhjet këtu
Gjiknuri: Dil jashtë!
Gjuzi: Do flas sesbën se e kam për procedurë
Gjiknuri: Ca procedure thua?
Hajdari: Zoti Gjuzi sot është shoqëria civile që flet
Gjuzi: Do ndërhyj se sbën se janë 44 parti politike parlamentare, jashtë parlamentare të cilat kanë sjellë këtu draftin që mbahet peng që nga koha, kështu që unë këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh. Falemiderit shumë
Gjiknuri: Shumë mirë ik meqë s’e njeh
Gjuzi: Ti je grabitës votash, ç’punë ke ti këtu
Gjiknuri: Ik o Gjuz ik, ke konflikt me logjikën njëherë
Gjuzi: Mos e kërruaj me emrin Gjuzi. /abcnews.al