Vendimi i APKiE për nxjerrjen e Shqipërisë nga sistemi i monitorimit/ Nikolla: Rikonfirmim i konsolidimit të demokracisë

schedule09:14 - 18 Prill, 2024

schedule 09:14 - 18 Prill, 2024

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet vendimin e APKiE për nxjerrjen e Shqipërisë nga sistemi i monitorimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Nikolla thotë se ky vendim është rikonfirmim i konsolidimit të demokracisë në Shqipëri.

Ndër të tjera Nikolla falënderon delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe lobimin e fuqishëm për prezantimin e progresit dhe sukseseve të Shqipërisë

Votimi unanim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për daljen e Shqipërisë nga sistemi i monitorimit të përhershëm të KiE është një tjetër rikonfirmim i arritjeve të reformave, konsolidimit të vlerave dhe institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës, mbrojtjes së lirive e të drejtave të njeriut.

Një falënderim të veçantë për delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe lobimin e fuqishëm për prezantimin e progresit dhe sukseseve të Shqipërisë.”, shprehet Nikolla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!