KORÇË– Një emigrant nga vendet e Lindjes është gjetur i pajetë gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Drenovë të Korçës.
Trupi i emigrantit u konstatua nga banorët e fshatit të cilët me pas njoftuan policinë. Ekspertët mjeko-ligjorë që këqyren trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune.
Paraprakisht, dyshohet që emigranti i moshës rreth 25 vjeç të ketë humbur jetën për shkaqe natyrore.
Territori mbi fshatin Drenovë shpesh shërben si shteg kalimi për emigrantët e vendeve të Lindjes ,të cilët hynë në territorin tonë nga Greqia duke udhëtuar në këmbë nga zona e Dardhës dhe Arrzës.
“Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftimi i policisë.