Blerje votash dhe bashkëpunim me mafian, 11 të arrestuar në Siçili

schedule11:57 - 17 Prill, 2024

schedule 11:57 - 17 Prill, 2024

11 persona janë arrestuar për blerje votash dhe bashkëpunim me mafian, sipas një hetimi nga prokuroria e Katanias.

Përveç kryebashkiakut të rajonit Tremestieri Etneo, është i përfshirë edhe nënkryetari i rajonit sicilian, Luca Samartino, i cili u shkarkua nga detyra.

Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë komunalë dhe biznesmenë.

Hetimi, ndër të tjera ka të bëjë me “bashkëpunimin” e politikanëve të pushtetit vendor me mafian, me synimin për të ofruar mbështetje nga krimi i organizuar në zgjedhjet e pushtetit vendor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!