KAVAJË- Një 46-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal për trafikim të heroinës është arrestuar në Kavajë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Gjykata e Katanzaros, Itali, në korrik të 2023 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari, Samuel Garuja, dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./ abcnews.al