Më shumë se 200 kafshë ekzotike kanë ngordhur në një zjarr në një kopsht zoologjik pranë Simferopol në Krime. Midis kafshëve të ngordhura janë krokodilët, boat, brejtësit, rinocerontët dhe shumë zogj të rrallë, tha një përfaqësues i shërbimit rus të urgjencës.
Një kopsht zoologjik pesë-katësh në Yevpatoria pranë Simferopolit u dogj deri në themel të martën, thanë autoritetet lokale. Kafshët e ngordhura ndodheshin në katin e parë të ndërtesës.
Ekipet e shpëtimit nga Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave arritën të shpëtojnë dy arinj.
Zjarrfikësit shpëtuan një grua që po mbytej nga tymi në një dhomë.
“Tropik Park” është një kopsht zoologjik i kafshëve ekzotike i vendosur në një park argëtimi të braktisur në rrugën Tokarev. Këtu mbaheshin kryesisht kafshë ekzotike tropikale, amfibë, zvarranikë, zogj dhe primatë./abcnews.al