Janë shqiptarë të Kosovës, të cilët çdo prill përshkojnë kufirin në këmbë për të kujtuar eksodin e 25 viteve më parë.
Kukësi ishte qyteti i parë ku u vendosën pasi u detyruan të linin shtëpitë e tyre gjatë luftës.
Aty prej vitesh zhvillohen ceremonitë përkujtimore, nën sloganin “Eksod 99”.
Sot pas 25 vitesh, shqiptarët e Kosovës thonë se nuk i kanë harruar ata që iu hapën dyert e iu qëndruan pranë në ditët e tyre më të vështira.
Në Kukës u çel edhe një ekspozitë me fotografi nga momentet e trishta të eksodit.
Në pranverën e 1999 ushtria serbe ndërmorri një vale të gjerë të spastrimit etnik të popullsisë shqiptare në Kosovë, duke larguar me dhunë mijëra banorë nga shtëpitë e tyre./abcnews.al