VIDEO/ Tentoi të rrëmbejë vëllezërit Beqiraj, policia jep detaje nga arrestimi i krahut të djathtë të “Rrumit” të Shijakut

schedule10:19 - 16 Prill, 2024

schedule 10:19 - 16 Prill, 2024

Agron Bejdolli është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga arrestimi i 33-vjeçarit.

Bejdolli ishte në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Në pamjet shihet edhe momenti i shoqërimit të Agron Bejdollit nga efektivët e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë; Arrestimi i Agron Bejdollit;

DVP Durrës/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar “Wanted”.

I shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga pranga 33-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Wanted”.

Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Agron Bejdolli., 33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se rrëmbimi i dy vëllezërve Beqiraj ka ndodhur më 2 tetor 2022 në afërsi të Maminasit, në Durrës.

Vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj ishin duke lëvizur me motor kur një automjet u preu rrugë dhe u përplasën.

Motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën.

Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë Indrit Beqirajn në automjet dhe janë larguar bashkë me të. Pas shpalljes së autorëve në kërkim nga policia, ata e kanë liruar më pas Beqirajn duke e lënë në një cep të autostradës.

Ditën që Indrit Beqiraj u mor peng bashku me vëllain, ishin nisur të vrisnin dy shtetas. Porosia për këtë vrasje është dhënë nga Flamur Bejko, efektiv burgjesh, i cili kishte konflikt me shtetasit që do të vriteshin.

Për këtë krim, polici i burgjeve kishte parapaguar 3500 euro, ndërsa vëllezërit Beqiraj kishin siguruar mjetet për realizimin e ngjarjes, konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat u gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, të hënën e 3 tetorit 2022 pas pengmarrjes.

/abcnews.al/