Liz Truss mbetet e hapur për të kandiduar për udhëheqjen e Partisë Konservatore

schedule21:23 - 15 Prill, 2024

schedule 21:23 - 15 Prill, 2024

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Britanisë pas një mandati të trazuar 45-ditor në të cilin humbi dy ministra kyç dhe besimin e pothuajse të gjithë deputetëve të saj.

Këtë të hënë, ajo nuk përjashtoi mundësinë e rimarrjes së drejtimit të Partisë Konservatore, pasi pasardhësi i saj, Rishi Sunak, e ka të vështirë të rrisë përqindjet në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Truss u detyrua të jepte dorëheqjen pas paraqitjes së një projektbuxheti që tronditi tregjet mes një krize të kostos së jetesës dhe inflacionit në rritje. Ajo kishte pasuar Boris Johnson në shtator 2022. Ditët e fundit ajo është rikthyer në qendër të vëmendjes, mebotimin e librit të saj “Dhjetë ditë për të shpëtuar Perëndimin”.

Në një intervistë për radion LBC, ajo u pyet nëse do të ishte e gatshme të merrte sërish drejtimin e konservatorëve, nëse partia humbiste zgjedhjet. “Nuk është e mençur të përjashtosh asgjë në politikë”, u përgjigj. “Është e sigurt që nuk e kam përfunduar punën time. Pa dyshim. Dhe Partia Konservatore ka ende shumë për të bërë”./abcnews.al