Sassoli në Maqedoninë e Veriut: Brenda pak muajsh Brukseli mund të ndryshojë vendimin për negtociatat

schedule08:20 - 5 Nëntor, 2019

schedule 08:20 - 5 Nëntor, 2019

Presidenti i ri i Palamentit Evropian, David Sassoli, vizitoi të hënën Maqedoninë e Veriut, ku shprehu mbështetjen e tij për çeljen e negociatave me BE-në.

Kreu i PE tha në Shkup se vendimi i Brukselit për moshapjen e bisedimeve mund të ndryshojë brenda pak muajsh. “Anëtaret e BE-së, të cilët kishin rezerva për Maqedoninë e Veriut, tani po ndryshojnë qëndrim”, tha ai.

Ndërkohë, pas takimit me Kryeministrin Zoran Zaev, Sassoli tha se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë periudhë për të vazhduar reformat. Ai shtoi se vendimi i Këshillit Evropian nuk është një humbje por një lloj ndalese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ne,  jemi më të fortë sepse të githa institucionet evropiane janë në anën tonë dhe janë të bindura se Maqedonia e Veriut duhet ta fillojë procesin e bisedimeve sepse të gjitha kushtet për këtë janë arritur”.

Kreu i ligjvënësve europianë do të mbajë sot një fjalim para deputetëve në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, teksa do të takohet edhe me drejtues të partive politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!