Ermal Tahiri, gjatë emisionit “Pressing” në ABC News, theksoi se Kukësi ka një ekip shumë të mirë dhe për mendimin e tij verilindorët duhet të ishin në krye me diferencë nga skuadrat e tjera të Superiores.
“Kukësi nuk është në pritshmëritë e duhura. Kanë lojtarë që e luajnë topin, të shpejtë si Gavazaj, Ethemi e Abazaj, dhe sulmuesi si Shkurtaj që shënon. Me emrat që ka duhet të ishte në vend të parë dhe me diferencë më të madhe.
Bylisi është në vendin e dytë pa asnjë emër si Kukësi, por ka shënuar të njëjtën shifër golash. Kanë probleme faktin që nuk luajnë në një fushë, kjo është një vështirësi. Luajnë vetëm në fushë kundërshtare. Sulmin e ka më të mirë se Partizani”. /abcnews.al