Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi se së shpejti do të flasë me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu për të shprehur solidaritetin me Izraelin përballë sulmit të Iranit dhe për të diskutuar se si mund të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”.
Duke dhënë një deklaratë në Commons, ai tha se “të gjitha palët duhet të tregojnë përmbajtje”, por se Izraeli ka “mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar”.
Sipas tij, është “e rëndësishme” që fqinjët e Izraelit ndihmuan në ndalimin e sulmit të Iranit i cili “mban shpresë të çmuar për rajonin”.
Sunak dënoi veprimet e Iranit dhe tha se shteti islamik kërkon të “zhyt Lindjen e Mesme në një krizë të re”./abcnews.al