Ministri i Jashtëm i Iranit i ka thënë homologut të tij britanik se Irani do të përgjigjet menjëherë dhe më fuqishëm se më parë nëse Izraeli hakmerret.
Hossein Amir-Abdollahian këmbënguli në bisedimet me Lord Cameron se Irani nuk dëshiron tension të shtuar.
Por sipas tij, vendi mund të detyrohet të hakmerret, nëse Izraeli kryen sulme, shkruan Sky News.
Irani lëshoi më shumë se 330 dronë dhe raketa në Izrael të shtunën, megjithëse IDF pretendoi se kishte rrëzuar rreth 99% të tyre.
Një vajzë e re u plagos, ndërsa dëmet u kufizuan në një bazë të vetme ajrore izraelite./abcnews.al

