Sulmi Iranian/ Ish-ambasadori Gjoka: SHBA dënoi sulmet. Bota e ka të vështirë të përballet me një konflikt tjetër

schedule13:36 - 15 Prill, 2024

schedule 13:36 - 15 Prill, 2024

Ish-ambasadori Sokol Gjoka në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ai komentoi edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve, ndërsa u shpreh se Izraeli ka bashkëpunuar me aleatët për shkatërrimin e dronëve dhe raketave të Iranit.

“Nga sulmet e Iranit kundër Izraelit është e kuptueshme që Izraeli ka bashkëpunuar me aleatët për shkatërrimin e dronëve. Pra përgjegjësia është e përbashkët pasi vepruan konkretisht për të ndaluar këto sulme të Iranit kundër Izraelit.  Referuar deklaratave të udhëheqësve ndërkombëtar bota e ka të vështirë të përballet me një konflikt tjetër rajonal. Në këto kushte SHBA kanë qenë një nxitës kryesor ndaj Izraelit për të mos ndërmarrë kundër veprimi ndaj akteve ushtarake sepse do të shkaktonte një pasojë që do të cënonte rëndë sigurinë dhe paqen. Kam përshtypjen që Izraeli e ka dëgjuar udhëzimin e SHBA dhe për momentin është tërhequr. Ndonëse merr veprime sporadike kundër çdo grupimi të Iranit, Hezbollah, Hamas”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar veprimet ushtarake të Iranit.

“Izraeli e ka treguar se është një vend i mirë mbrojtur, një vend i përgatitur mirë edhe me forca ushtarake. Por nga ana tjetër një kryqëzim zjarresh nga pozicione të ndryshme do të krijonte një problematike tjetër. Dhe për këtë SHBA, Franca apo edhe Britani e Madhe po punojnë edhe me vende të tjera që veprimet ushtarake të ndërpritet pasi është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë kombëtare”, tha Gjoka.

/abcnews.al/