Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 33,797 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori.
Po ashtu 76,465 të tjerë janë plagosur, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se 68 palestinezë kanë vdekur dhe 94 janë plagosur në 24 orët e fundit.
Theksohet se shifrat nuk bëjnë dallim mes viktimave civile dhe ushtarake. /abcnews.al