Dovedan: Sot bëmë ndeshjen më të dobët, ja pse Guindo po vuan

schedule20:19 - 4 Nëntor, 2019

schedule 20:19 - 4 Nëntor, 2019

Bylisi ngjitet në vendin e dytë në klasifikim. Ballshiotët mposhtën Vllazninë në Shkodër dhe normalisht trajneri Veljko Dovedan është i kënaqur me rezultatin e arritur prej skuadrës së tij. Trajneri i Bylisit, në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport analizoi paraqitjen e skuadrës së tij.

NERVOZIZMI – “Sot ka qenë një nga ndeshjet më të dobëta, ndoshta më e dobëta deri më tani. Prandaj kam qenë i nervozuar dhe i pakënaqur.

GUINDO – “Ka qenë një problem i madh loja në sulm. Guindo ka pësuar një goditje në kokë me Luftëtarin dhe që nga ajo ndeshje, ka pasur probleme. Kjo është arsyeja pse ai nuk po gjen formën e duhur. Është një lojtar shumë i mirë”.

RASTET – “Kemi pasur 20 raste në kundërsulm, por nuk arritëm të konkretizonim asnjë nga këto raste. Duhet ta vrisnim ndeshjen. Ky është një problem i tre sulmuesve, krahut të majtë, krahut të djathtë dhe sulmuesit qendror”.

LOJA – “Numri një për trajnerin është që ekipi të luajë një futboll të bukur. Pavarësisht rezultatit sot, nuk jam i lumtur, pasi ekipi nuk bëri lojë të mirë, pavarësisht se fitoi”.

KARTONËT – “Është problem i yni, i lojtarëve tanë, nuk mund t’i vendosim faj arbitrit”.

OBJEKTIVI – “Mund të ikim lart, por pa luajtur bukur, nuk mund të shkojmë aty ku pretendojmë. Po bëmë futboll të bukur, mund të arrijmë dhe në Kupat e Europës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!