Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, ka shënuar sërish me fanellën e Lokomotivës së Zagrebi, madje duke i dhënë fitoren skuadrës së tij sot. Djaloshi nga Mirdita, i lindur në Laç, tregoi dhe njëherë tjetër formën e tij të mirë, duke shënuar golin e dytë për Lokomotivën e Zagrebit në sfidën ndaj Varazdin.
19-vjeçari e nisi këtë sfidë nga stoli, por u aktivizua tre minuta para përfundimit të 45 minutave të para. Dëmtimi i Sammir bëri që trajneri Tomic të hidhte në fushë Tucin. Shqiptarit i mjaftuan vetëm 12 minuta për të shënuar, duke e rikthyer në avantazh Lokomotivën dhe duke i dhënë fitoren. Krosimi i Uzunit u kthye në gol me një goditje perfekte me kokë.
Ky ishte goli i dytë për Tucin në kampionatin kroat të futbollit, duke u shndërruar në një lojtar vendimtar. Për Lokomotivën, në fushë nga minuta e parë ishin edhe Çokaj, Uzuni, Mersinaj dhe Kastrati./abcnews.al
Kroaci HNL, java 14
Lok. Zagreb – Varazdin 2-1
Tolic 18′, Tuci 57′ / Glavina 41′