Ushtria izraelite njoftoi se ka gjetur trupin e një adoleshenti izraelit të vrarë, i cili u zhduk të premten në Bregun Perëndimor.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar atë një “krim të urryer”.
Benjamin Ahimeir, një bari 14-vjeçar, u zhduk teksa kulloste delet e tij pranë një fshati palestinez në rajonin e Ramallah.
Ushtria izraelite tha se ai “vdiq në një sulm terrorist“./abcnews.al