Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Amnesty International: Izraeli po zhvillon spastrim etnik ndaj komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor

schedule17:24 - 11 Qershor, 2026

schedule 17:24 - 11 Qershor, 2026

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka akuzuar Izraelin se po zbaton një politikë sistematike të spastrimit etnik ndaj komuniteteve beduine dhe baritore palestineze në Zonën C të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në raportin e saj më të fundit, të titulluar “Fshirja e çdo gjurme palestineze: spastrimi etnik izraelit i komuniteteve beduine dhe baritore”, organizata pretendon se autoritetet izraelite po përdorin transferimin e detyruar të popullsisë si mjet për të zgjeruar kontrollin mbi territorin dhe për të përshpejtuar aneksimin e Bregut Perëndimor.

Sipas raportit, toka e palestinezëve në Zonën C po u hiqet fillimisht përmes riklasifikimit të saj si “tokë shtetërore”, zonë ushtarake, rezervat natyrore ose sit arkeologjik. Më pas, në këto zona ndërmerren shembje objektesh, kufizime të lëvizjes dhe zgjerime të vendbanimeve izraelite, duke ngushtuar gradualisht hapësirën e jetesës për komunitetet palestineze.



Amnesty International thekson se këto veprime nuk janë raste të izoluara apo rezultat i iniciativave individuale të kolonëve, por pjesë e një politike të mbështetur nga shteti. Sekretarja e Përgjithshme e organizatës, Agnès Callamard, deklaroi se dhuna e kolonëve përbën një element kyç të asaj që ajo e përshkruan si një fushatë më të gjerë spastrimi etnik dhe të “sistemit izraelit të aparteidit”.

Raporti sjell edhe të dhëna mbi zgjerimin e vendbanimeve izraelite. Gjatë tre viteve të para të qeverisë së Benjamin Netanyahu, buxheti i Ministrisë së Vendbanimeve është rritur me 122 për qind. Ndërkohë, nga viti 2023 deri në vitin 2025, qeveria izraelite ka promovuar projekte për ndërtimin e 50.785 njësive të reja banimi në vendbanimet hebraike, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë miratuar 27.941 njësi, një rekord vjetor sipas organizatës.

Në të njëjtën periudhë, autoritetet izraelite kanë miratuar prishjen e 3.407 banesave dhe strukturave palestineze në Zonën C, duke zhvendosur me forcë 2.996 persona, thuhet në raportin e Amnesty International.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!