Izraeli kërkesë BE-së: Sanksiononi Iranin, Garda Revolucionare të shpallet organizatë terroriste

schedule16:33 - 13 Prill, 2024

schedule 16:33 - 13 Prill, 2024

Izraeli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të vendosë sanksione ndaj Iranit, pasi forcat e Republikës Islamike kanë “kapur” një anije mallrash në ngushticën e Hormuzit.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz deklaroi se Garda Revolucionare e Iranit duhet të shpallet organizatë terroriste, shkruan Sky News.

“Regjimi i Ayatollah i Khameneit është një regjim kriminal që mbështet krimet e Hamasit dhe tani po kryen një operacion pirat në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. I bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe botës së lirë që të shpallin menjëherë trupat e Gardës Revolucionare iraniane një organizatë terroriste dhe të sanksionojnë Iranin tani”, theksoi ai.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur anije luftarake në pozicione për të mbrojtur jo vetëm Izraelin, por forcat e veta në Lindjen e Mesme, mes shqetësimeve në rritje se Irani mund të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit hebre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!