Tentoi të kalonte doganën e Muriqanit me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari nga Prizreni

schedule13:37 - 13 Prill, 2024

schedule 13:37 - 13 Prill, 2024

Një 32-vjeçar nga Prizreni ka tentuar të kalojë në doganën e Muriqanit me një kanabis me vete dhe si pasojë ka përfunduar në prangat e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin kosovar 32 vjeç, banues në Prizren, pasi, në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!