EMRI/ I shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje me dhunë, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

schedule13:20 - 13 Prill, 2024

schedule 13:20 - 13 Prill, 2024

Jetmir Gërbi ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 35-vjeçari me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Në vitin 2020, Gërbi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë dyshohet se kanë vjedhur me dhunë në banesën e një shtetasi, në fshatin Malçan, një shumë parash dhe një armë gjahu.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Finiq dhe vihet në pranga një 35-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për vjedhje me dhunë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ato të Stacionit të Policisë Finiq, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Jetmir Gërbi, 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Sarandë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në vitin 2020, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, të vënë në pranga më parë nga Policia, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë në banesën e një shtetasi, në fshatin Malçan, një shumë parash dhe një armë gjahu.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon./abcnews.al