Në ditën e tretë të vitit 2018 akoma emigrantët nuk janë larguar. Në vitet e mëparshme në doganën e Moriqanit ka patur fluks që në dt 1 Janar, por kësaj here situata është krejt ndryshe.
Ndryshe nga çpritej, në doganën e Muriqanit në kufi me Malin e Zi nuk ka fluks të lartë udhëtarësh. Policia kufitare njofton se lëvizjet kanë qenë normale megjithëse para festave ka patur një numër të lartë të shtetasve kosovarë dhe emigrantëve që kaluan kufirin për në Shqipëri. Në të dy anët e kufirit, sportelet po funksionojnë normal pa staf të reduktuar, në një kohë që për fundjavë pritet shtim i numrit të punonjësve të doganës. Nga kjo doganë çdo rast festash apo sezon turistik kalojnë mijëra shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës./abcnews.al